Dogana e Kosovës sekuestron drogë në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar substanca narkotike gjatë kontrollit të një automjeti në mëngjesin e ditës së sotme në Prishtinë.

Dogana ka bërë të ditur se gjatë kontrollit nuk është gjetur mall i kontrabanduar, por është zbuluar një sasi prej 5 gramësh e identifikuar si marijuanë.

“Njesitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës sekuestrojnë substanca narkotike gjatë Kontrollit të një automjeti. Njesitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, në orët e herëshme të mëngjesit, kanë ndaluar për kontroll një automjet të dyshimt në qytetin e Prishtinës. Gjatë kontrollit nuk është gjetur mall i kontrabanduar, megjithatë, në procesin e kontrollit, është zbuluar një sasi prej 5 gramësh e identifikuar si marijuanë. Njesitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës vazhdojnë të mbikëqyrin dhe të veprojnë në përputhje me ligjin, duke garantuar që territori i Kosovës të mbetet i sigurt dhe i lirë nga veprimtaria e paligjshme”, ka shkruar Dogana e Kosovës në “Facebook”./21Media

Back to top button