Kina mbështet Rusinë për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut

Ndërsa vendet perëndimore bashkohen kundër Rusisë, fqinji i saj Kina është më pak dënues.
Në një telefonatë të premten, presidenti i Kinës, Xi Jinping i tha Vladimir Putinit se Kina mbështet Rusinë në përpjekjet për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut, raporton televizioni shtetëror kinez CCTV.
Kriza Ukrainë-Rusi po paraqet një sfidë të madhe për Kinën në shumë fronte, transmeton rtv21.tv.
Marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta diplomatike midis Rusisë dhe Kinës mund të shihen në Lojërat Dimërore – me Putinin që vjen në Pekin si një nga pak liderët botërorë që do të merrnin pjesë.
Më parë, ministria e jashtme kineze nuk pranoi ta quante ofensivën ruse një “pushtim”./21Media

Back to top button