Lewandowski nënshkruan kontratë 50 milionëshe me Barcelonën

Barcelona ka nënshkruar kontratë me vlerë 50 milionë euro me sulmuesin polak, Robert Lewandowski nga Bayern Munich.
33-vjeçari kishte një vit të mbetur në kontratën e tij me kampionët gjermanë, por në maj tha “Historia ime me Bayernin ka përfunduar”.
Ai është bashkuar me shokët e tij të rinj të skuadrës në Miami si pjesë e turneut me katër ndeshje të Barcelonës në Shtetet e Bashkuara.
“Më në fund jam këtu. Jam i lumtur që jam te Barca”, tha Lewandowski.
Lewandowski, i cili ka një klauzolë blerjeje prej 500 milionë euro, iu bashkua Bayernit në një transferim të lirë në vitin 2014 pas largimit të tij nga Borussia Dortmund, transmeton rtv21.tv.
Ai shënoi 50 gola në 46 ndeshje sezonin e kaluar teksa ndihmoi Bayernin të fitonte titullin e 10-të radhazi të Bundesligës.
Lewandowski ka shënuar 344 herë në 374 ndeshje për klubin dhe është golashënuesi i tyre i dytë më i mirë i të gjitha kohërave pas Gerd Muller.
Ai ka fituar ligën në të tetë sezonet e tij në Bayern dhe gjithashtu ka fituar Ligën e Kampionëve në 2019-2020./21Media

Back to top button