Policia jep detaje se çfarë ndodhi në një aheng familjar ku arrestoi një person

Një person në Gjilan është arrestuar nga Policia mbrëmë rreth orës 22:09, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një pistoletë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

‘Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia./21Media

Back to top button