Liberalizimi i vizave, Begaj: Arritje e vonuar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.
Begaj përmes një postimi në Facebook, Begaj ka shkruar se kjo është një arritje e merituar, por e vonuar.
“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Begaj në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?