Liberalizimi, sa afër e sa larg!?

Kërkohen takime me ambasadorë që janë në Kosovë të vendeve skeptike për liberalizim
Në komisionin parlamentar të Integrimeve Evropiane deputetët diskutuan për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Anëtarët e këtij komisioni kërkuan bashkëpunim me institucionet e tjera për t’i ftuar në komision ambasadorët e akredituar në Kosovë vendet e të cilëve janë shprehur skeptik për lëvizjen e lirë te qytetarëve. Në këtë mbledhje u miratua projektligji për ratifikimin e amendamentit 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2016, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian./21Media
 
 
 
 

Back to top button