Liburn Aliu anulon tenderet milionëshe

 

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se është anuluar tenderi 44 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve, i cili ishte hapur javëve të fundit nga ish-ministri Arban Abrashi. Përveç tenderit për mirëmbajtje të rrugëve është anuluar edhe ai për privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve

Aliu ka thënë se të dy këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ai ka bërë me dije se shumë shpejtë do ta riaktivizojnë E-testimin për të rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patent shoferë, për të shmangur keqpërdorimet.

“Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, ka shkruar Aliu./21Media

Back to top button