Aliu: Nuk kam njoftim zyrtar nëse po hetohem nga Prokuroria Speciale

Përsëri ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se nuk ka njoftim zyrtar se po hetohet lidhur për çështjen e ambalazhuesve.“Unë nuk kam asnjë informacion zyrtar.

Gjitha informatat për zgjerim të hetimeve i kam marrë në media. Pa e pasur një vendim zyrtar nuk mund të deklaroj”, tha ministri Aliu në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Aliu shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojë në zbatim të ligjit.

“Jam në dispozicion të drejtësisë e zbatimit të ligjit në këtë pikë pa asnjë hezitim”, tha tutje ai. Kështu ishte shprehur Aliu edhe një një postim në Facebook më 21.10.2024.

Back to top button