Liderët evropianë mirëpresin mysafirin amerikan

Megjithëse tema në krye të axhendës është jashtëzakonisht serioze, liderët që takohen në Bruksel për një samit të Këshillit Evropian dukeshin të kënaqur kur panë njëri-tjetrin, si dhe vizitorin e tyre amerikan, Presidentin amerikan Joe Biden.
Pas samitit të NATO-s, Biden, mori pjesë në takimin me Këshillin Evropian në Bruksel, për të diskutuar për luftën në Ukrainë.
Biden përsëriti se presidenti rus, Vladimir Putin, po tenton që ta “përçajë NATO-n” dhe shtoi se Putin “do të preferonte që të përballej me 30 shtete të pavarura sesa me 30 shtete të bashkuara me SHBA-në”.
Presidenti amerikan tha se ideja “e unitetit të Evropës si tërësi – jo vetë, NATO, G7 dhe Këshilli Evropian – ka vërtetë shumë rëndësi. Është gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë për ta ndalur këtë person, i cili, sipas shtetit tonë, ne besojmë se ai veçse ka kryer krime lufte”. /21Media

Back to top button