Vesa Luma ndan pjesë të ditarit personal të shkruajtur në vitin 1999

Këngëtarja Vesa Luma ka publikuar në Instagram një pjesë të shkëputur nga ditari i saj personal, të cilin e ka shkruajtur në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë.
“Është ora 20:00, mu po më dridhet dora se qetash po e di se situata në Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhy NATO. E tash na e kanë nal rrymën”, ka shkruar Vesa.

Vesa tashmë një kohë të gjatë jeton në Zelandën e Re bashkë me familjen e saj, bashkëshortin dhe djalin.
Tutje, ajo është rikthyer për punë në Kosovë dhe ka paralajmëruar se po punon në projekte të reja.
Kujtojmë që ajo nuk ka publikuar një projekt të ri muzikor tashmë një kohë të gjatë.
Ndryshe, sot janë bërë 23 vjet që nga koha e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
24 marsi i vitit 1999 shënon momentin e ri për Kosovën dhe përpjekjene saj për liri./21Media

Back to top button