Liga Ballkanike, Peja shkatërron Bashkimin, i afrohet liderit në dy pikë

Klubi i basketbollit Peja e ka vazhduar edhe sot formën fantastike në të cilën po kalon, duke e mposhtur KB Bashkimin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 12 të Ligës Ballkanike BIBL.
Peja e mposhti Bashkimin me rezultat të thellë në palestrën e sporteve “13 Qershori” në Suharekë, ku takimi u mbyll me shifrat 120:88 (28:15, 30:26, 29:27, 33:20) në favor të pejanëve.
Jalen Tate shkëlqeu sot me 29 pikë, kurse David Joseph shënoi 20 sosh, ndërsa me 16 pikë ndeshjen e përfundoi Larry Thomas. Brad Waldow me 15 kërcime ishte fantastik nën kosh, ku kësaj statistike ia shtoi edhe tetë pikë të shënuara.
Ndërkaq, te Bashkimi u dalluan Samardo Samuels me 24 pikë dhe 12 kërcime, kurse Altin Morina shënoi 18 pikë.
Me këtë fitore, Peja përforcon vendin e dytë ë tabelën e Ligës Ballkanike, tani në kuotën e 15 pikëve, dy sosh më pak se lideri, Hapoel Beer Sheva.
Rezultati final, 120:88 në favor të KB Pejës.

Back to top button