Liga e Evropës, Arsenali vazhdon me fitore, Roma mposhtet nga Real Betisi

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Dy gjigantët anglezë, Manchester United dhe Arsenal kanë regjistruar fitore, ku “Djajtë e Kuq” mposhtën Omonian me rezultat 3:2, kurse “Topçinjtë” shënuan fitore 3:0 kundër skuadrës së Bodo/Glmit.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Real Betisit, e cila si mysafire e ka mposhtur Romën e Jose Mourinhos me shifrat 2:1.
Ndërkaq, skuadra e Lazios nuk arriti të arkëtoj më shumë se një pikë nga ndeshja me Sturm Graz, pasi që barazoi si mysafire me rezultat 0:0.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme të Ligës së Evropës:
Crvena Zvezda 4:1 Ferencvaros
HJK 1:1 Ludogorets
Malmo 0:1 Union Berlin
Monaco 3:1 Trabzonspor
Omonia 2:3 Manchester United
Sheriff Tiraspol 0:2 Real Sociedad
Sturm Graz 0:0 Lazio
Zurich 1:5 PSV
Arsenal 3:0 Bodo/Glimt
AS Roma 1:2 Real Betis
Braga 1:2 Royale Union SG
Fenerbahce 2:0 AEK Larnaca
Freiburg 2:0 Nantes
Midtjylland 2:2 Feyenoord
Olympiacos 0:3 Qarabag
Rennes 2:1 Dynamo Kyiv.

Back to top button