Liga e Kampionëve spikat derbi mes Chelseas e Real Madridit

Gara më prestigjioze evropiane, ajo e Ligës së Kampionëve sot do të vazhdojë me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme për fazën e çerekfinales.
Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të fillojnë nga ora 21:00, ku spikat derbi mes kampionit aktual të kësaj gare, Chelsea dhe gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Në fazën eliminatore, Chelsea e mposhti brenda dy ndeshjeve skuadrën e Lille me rezultat 4:1, kurse Reali e eliminoi Paris Saint-Germain me rezultat 3:2.
Krahas kësaj ndeshjeje, do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës tjetër spanjolle, Villarreal dhe gjigantit gjerman, Bayern Munich.
Për të siguruar biletën drejt çerekfinales, Bayerni e eliminoi me rezultat të thellë 8:2 RB Salzburgun, kurse Villarreali shokoi Manchester Unitedin, të cilin e mposhti brenda dy ndeshjeve me rezultat 4:1.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.
21:00 Chelsea – Real Madrid (Stadiumi Stamford Bridge)
21:00 Villarreal – Bayern Munich (Stadiumi de la Ceramica).

Back to top button