Liga e Kombeve/Franca publikon listën e lojtarëve, vendime të mëdha nga Deschamps

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet në Ligën e Kombeve.
Deschamps ka marrë disa vendime të mëdha, ndër to duke mos e përfshirë sulmuesin e Milanit, Olivier Giroud, ndërsa ylli i Realit, Karim Benzema, është rikthyer në skuadër.
Giroud ka shënuar dy gola në mungesë të Benzemas në miqësoret kundër Bregut të Fildishtë dhe Afrikës së Jugut në muajin mars, ndërsa i është afruar në tri gola rekordit të gjitha kohërave të Thierry Henry, me gjithsej 51 sosh në kombëtaren franceze.
Giroud e ka ndihmuar Milanin të kryesojë Serie A me nëntë gola në ligë këtë sezon, me ç’rast ka shënuar gola vendimtar si mysafir kundër Lazios dhe Napolit për ta mbajtur skuadrën e tij në rrugën e duhur drejt titullit.
Real Madridi i Benzemas është gjithashtu në krye të La Ligas, 12 pikë më shumë se Barcelona në vendin e dytë.
Benzema është në formë jetike, ku në Ligën e Kampionëve ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje duke e dërguar Realin në finale. Ai ka shënuar hat-trick kundër PSG dhe Chelsea në rrugën e tij drejt 44 golave në 44 ndeshje këtë sezon.
Po ashtu, Franca e ka fituar edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve fal kontributit me gol në finale të Benzemas.
Ndërkaq, mesfushori i Marseille, Boubacar Kamara është thirrur për herë të parë në grumbullim me Francën.
Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të lojtarëve që kanë pranuar ftesë nga Deschamps për ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Back to top button