Ligji i ri për KPM-në, Gutierrez: Ditë e zezë për lirinë e medias

Miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave nga Lëvizja Vetëvendosje të enjten në Kuvend sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, e ka konsideruar “ditë të zezë për Kosovën”.

“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për ta mos miratuar. Sot është një ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, ka shkruar Gutierrez në “X”.

Reagim për miratimin e këtij ligji ka pasur edhe nga OSBE-ja.

Gjithashtu edhe Këshilli i Mediave të Shkruara (KMSHK) dhe Asociacioni i Gazetarëve (AGK) patën pretenduar se projektligji për KPM-në parasheh që mediat online të futen nën mbikëqyrjen e Qeverisë./21Media 

Back to top button