Jasharaj: Do ta ruajmë situatën në shkolla

 

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari sot gjatë konferencës për media u shpreh se institucionet e Kosovës janë të gatshme që të fillojnë vitin e ri shkollor më 14 shtator.

Ai tha se punëtorët e arsimit kanë qenë dhe janë të gatshëm të punojnë me gatishmërinë që viti i ri shkollor të jetë sa më i mirë.

“Kemi caktuar kolegët tanë që janë kryetarë shoqatash ta përcjellin gjendjen nga afër, na tregojnë neve në mënyrë që ministri i arsimit të ketë informacione edhe nga mësimdhënësit për gjendjen aktuale në shkolla”, tha Jasharaj.

Ai shtoi se janë bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Do ta ruajmë situatën edhe në shkolla dhe do të kemi rrjedhë të mbarë të vitit shkollor. Presim që edhe MASH të ketë korrektësi dhe bashkëpunim, por edhe institucionetr tjera dhe do të dalim faqebardhë.”, shtoi më tutje Jasharaj.

Nesër do të fillojë viti i ri shkollor 2020/2021 në vendin tonë./21Media

Back to top button