“Like a sick yellow” do të shfaqet në International Film Festival Rotterdam
Filmi “Like a sick yellow” i regjisores Norika Sefa do të shfaqet me premierën e saj në International Film Festival Rotterdam (IFFR) 2024.
Filmi do të garojë në kategorinë “Short tiger competition”, ku këtë vit garojnë gjithsej 21 filma, transmeton rtv21.tv.
“Jam tejet e lumtur që po shkojmë në festivalin e Roterdamit, një festival që gjithmonë e ka çmuar dhe festuar kinemanë e guximshme! Po ndihem tepër me fat dhe e përmbushur që edhe një herë kam pasur mundësinë të punoj me njerëzit që u besoj dhe me të cilët ndajmë vizionin e poashtu edhe dashurinë e njëjtë për filmin” është shprehur regjisorja Sefa.
Filmi “Si e verdhë e sëmurë” i regjisores Norika Sefa, producent kishte Mentor Shalën dhe bashkëproducent Besnik Krapi dhe Norika Sefa.
“Si e verdhë e sëmurë” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kimenatografike të Kosovës (QKK) dhe është prodhuar nga shtëpia filmike CMB.
IFFR do të nisë me datën 25 janar dhe do të vazhdojë deri me datën 4 shkurt./21Media