Limaj e Shala vizitojnë “TexCo”

Shprehen të kënaqur

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala kanë vizituar sot fabrikën për prodhimin e tekstilit “TexCo”, ku janë njohur për së afërmi në lidhje me punën që bëhet aty. Me këtë rast, Limaj ka thënë se është kënaqësi të shohë për së afërmi punën që bëhet në këtë fabrikë.

“Nga pronari u njoftova se ne kemi njerëz shumë punëtorë, është një zanat shumë profesional dhe ky është i kënaqur me të arriturat dhe shpejtësinë e të mësuarit. Më e mira e krejt kësaj është se 95 për qind e punëtorëve janë femra”, ka deklaruar Limaj.

I kënaqur me pjesëmarrjen e rreth 95 për qind të grave në këtë fabrikë, u shpreh edhe ministri Shala.

“Ne së bashku me zëvendëskryeministrin Limaj i siguruam për përkushtimin e qeverisë për përkrahje të produkteve vendore dhe përkushtimin tonë për të ndihmuar kompaninë edhe me aftësimin e punëtorëve e kjo me qëllim që të jenë sa më të konfirmuar për tregun vendor”, ka thënë ai.

Back to top button