Limaj pas takimit me ambasadorët, tha se s’mund të flasin për taksën

Takim informues mes ekipit negociator dhe ambasadorëve në Kosovë

Ka përfunduar takimi që nisi rreth një orë më parë mes Ekipit Negociator me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Pas takimit bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, ka thënë se ky takim ishte informues gjatë së cilit ambasadorët janë informuar për punën e deritanishme të Ekipit në dialog.

E kur u pyet për taksën, Limaj tha se ajo temë është e ndarë nga Ekipi dhe nuk mund të flas për këtë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostollova dhe ajo e EULEX-it, Alexandra Papdopoulou.

Back to top button