Lind fëmija i parë i refugjates afgane në Kosovë

Një refugjate afgane e moshës 28-vjeçare, ka lindur një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, teksa kanë njoftuar se foshnja është lindur me peshë 3.7 kilogramë dhe është i gjinisë mashkullore.
“Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftimin e SHKUKS.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebës është e mirë.

Kujtojmë se, muajin e kaluar edhe në Shqipëri u lind fëmija i parë afgan i cili u pagëzua me emrin Albi./21Media 

Back to top button