Lirohen serbët e arrestuar në Merdare

Është liruar nga Policia koordinatori serb që tentoi të fuste ilegalisht në Kosovë materiale për referendumin e së dielës.
Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
“Ne i liruam njerëzit tanë, por Policia e Kosovës dhe Prishtina konfiskuan materialin për votim në referendum, gjë që është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet”, ka thënë ai.
Siç ka bërë të ditur vetë Petkoviq, mbrëmë në vendkalimin Meredare janë ndaluar tre kamionistë me materiale të nevojshme për mbajtjen e referendumit dhe koordinatori i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviq, dhe është konfiskuar materiali votues.
Petkoviq theksoi se materiali i sekuestruar i referendumit është ende në Merdar, por se OSBE-ja ende mund ta shpërndajë atë, siç tregohet nga gatishmëria në komunikimin e mëparshëm në fund të dhjetorit, dhe se materiali ishte në Kosovë ligjërisht dhe në përputhje me marrëveshjet.
Petkoviq pohon se OSBE-ja është dashur ta priste ashtu siç ka bërë vitet e kaluara./21Media

Back to top button