Sërish alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Për të disatën herë me radhë, është ngritur një alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Prandaj në lidhje me këtë, lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se ka qenë një çantë me rroba.
”Nuk ka bombë. Një çantë me rroba e ka harru dikush. Nuk ka ndonjë rast”, ka thënë ajo për rtv21.tv./21Media

Back to top button