Lirohet Aleksandër Jabllanoviq

Pas arrestimit të mbrëmshëm në Leposaviq

Me vendim të prokurorit kujdestar Aleksandër Jabllanoviq është liruar mbrëmë, ka njoftuar Radio Televizioni i Serbisë.

Ai është arrestuar mbrëmë pasi që me revole ka kërcënuar aktivistët e Listës Serbe.

Sipas Policisë në veri të Mitrovicës Jabllanoviq është arrestuar në Leposaviq derisa ishte në një kafene afër një pompe të derivateve.

Ai kishte kërcënuar aktivistët e Listës që ishin duke vendosur posterë me kandidatët e tyre për zgjedhjet e 11 qershorit./kp

Back to top button