Lirohet në arrest shtëpiak njëri nga të dyshuarit për vrasjet në Gllogjan

Është liruar nga paraburgimi njëri nga tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan muajin nëntor të vitit të kaluar. Atij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjyaktës themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
“Me propozim të prokurorit të çeshtjes, njerit prej të pandehurve masa e paraburgimit i është zëvendesuar me masen e arrestit shtepiak”, ka thënë Zhuti..
Ndërkohë dy të dyshuarve të tjerë u është vazhduar paraburgimi edhe për 60 ditë.
Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi në Gllogjan kanë mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës./21Media

Back to top button