Çfarë duhet të bëni në kushte shtëpie kur iu dhembin veshët?

Nëse i ndjeni veshët të bllokuar dhe keni dhimbje, shkaqet mund të jenë nga dylli i tepërt, akumulimi i ujit në kanalin e veshëve, ndryshimet në presionin e ajrit, alergjitë, i ftohti, infeksionet e sinusit.
Para se t’i drejtoheni mjekut specialist, mund të ndiqni këto këshilla:
Përtypni çamçakëz
Nëse bllokimi i veshëve është shkaktuar nga presioni i ajrit, përtypja e një çamçakëzi do të ndihmonte në këtë rast.
Thithni një karamele të fortë
Në alternativë të çamçakëzit, merrni një karamele të fortë dhe thitheni atë. Për shumë njerëz me veshë të bllokuar, ky veprim funksionon njësoj si çamçakëzi.
Hapni gojën sikur ju vjen gjumë
Një tjetër mënyrë për të zhbllokuar veshët e bllokuar nga persioni i ajrit, është të hapni gojën sikur ju vjen gjumë. Ndonjëherë të hapni gojën sikur ju vjen gjumë, është një mënyrë për të ndodhur vërtet.
Shpëlarje me ujë të vakët
Kjo procedurë bëhet kur veshët bllokohen për shkak të dyllit ose një objekti të huaj. Për të zhbllokuar kanalin e veshit, aplikoni një shiringë me ujë të vakët në vesh. Mos përorni shumë presion dhe gjithashtu bëjeni pak kokën prapa për të mos dëmtuar daullen e veshit.
Vaj ulliri
Disa pika vaj ulliri të ngrohur në mikrovalë, ndihmojnë shumë për zbutjen e dyllit. Më pas përdorni një kunjë pambuku për ta nxjerrë atë jashtë.
Uthull molle dhe alkool
Përzieni një sasi të barabartë uthull molle me alkool për të pastruar veshët nga dylli i tepërt.
Tithni avull
Ndonjëherë veshët mund të bllokohen edhe për shkak të hundëve të zëna. Në këtë rast, avulli do të funksiononte./21Media

Back to top button