Lista Serbe e gatshme ta votojë demarkacionin me Malin e Zi
Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka marrë pjesë edhe lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq.
Ai ka thënë se kanë marrë vendim që t’i kthehen punës në kuvend, në mënyrë që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
“Kjo për hir të qytetarëve që të mos mbeten të izoluar”, ka thënë Simiq.
Aty është duke u pritur që të merret vendimi për mbajtjen e seancës së radhës së kuvendit.