Lista Serbe mirëpriti marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet

Lista Serbe e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese, duke thënë se ajo e ruan paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Sipas Listës Serbe, marrëveshja ruan edhe dokumentet identifikuese të serbëve të Kosovës.

Ajo ka thënë se Presidenti Vuçiq “me qëndrimin e tij të vendosur dhe të palëkundur ka mbrojtjur interesat kombëtare, mbi të gjitha të serbëve të Kosovës”.

Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, sot ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Borrell ka potencuar se Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre./21Media

Back to top button