Lista Serbe u bën thirrje serbëve në veri për vetëpërmbajtje

Lista Serbe u ka bërë thirrje serbëve në veri që të mos bien pre e provokimeve të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Lista Serbe u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të Xhelal Sveçlës dhe Qeverisë nga Prishtina, që synojnë t’i paraqesin njerëzit tanë në veri si të këqinj dhe të krijojnë alibi për veten dhe veprimet e tyre të dhunshme ndaj popullit serb”, është thënë nga Lista Serbe në një postim në Facebook.
Sipas tyre, në veri të Kosovës nuk ka tensione dhe se të gjithë jetojnë në paqe. Por, Lista Serbe ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po dërgon njësi speciale atje për të krijuar kaos.
“Të nderuar qytetarë, duke kuptuar gjithçka që po ndodh prej javësh, duhet ta ruajmë paqen dhe privatësinë, për të mbijetuar dhe qëndruar në këto zona. Dhe për këtë arsye ju bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje. Ne jemi në tokat tona dhe kështu do të mbetet”, thuhet në reagim.
Sot, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ishte duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit u sulmua me armë zjarri. Njësia policore njoftoi se në drejtim të tyre pati të shtëna me armë zjarri.
Ndaj sulmit ka reaguar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./21Media
Back to top button