Lista Serbe u bëri thirrje serbëve për tubim para shtatores së “Car Lazarit”

Lista Serbe u bëri thirrje serbëve për tubim para shtatores së "Car Lazarit"

Lista Serbe, sonte ka bërë thirrje për nesër për një tubim në Mitrovicë.
Në faqen e Listës Serbe në Facebook është shkruar se tubimi do të mbahet në orën 12:00 para shtatores së “Car Lazarit”.
“Do t’i themi Evropës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq! Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë.”, është shkruar në njoftim.

Ndryshe, përfaqësuesit serbë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës do të lënë detyrën. Kjo është vendosur në takimin e thirrur nga Lista Serbe mesditën e së shtunës në Zveçan.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Serbët përfaqësohen me një ministër në Qeverinë e Kosovës, dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës, me kryetarë komunash në ato qytete ku shumicë janë qytetarët serbë, si dhe në gjyqësor, polici. Të gjithë këta do të largohen nga institucionet e Kosovës./21Media

Back to top button