Lituania bëhet shteti i parë i BE-së që refuzon gazin rus

Lituania është bërë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian që refuzon importet e gazit rus, sipas kryeministres së vendit, Ingrida Simonyte.
“Që tani e tutje Lituania nuk do të konsumojë asnjë cm kub gaz toksik rus”, ka thënë Simonytė në një postim në Tëitter.
Kjo e bën Lituaninë “vendin e parë të BE-së” që refuzon importet e gazit rus, shtoi ajo.
BE-ja është zotuar të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus me 66% deri në fund të këtij viti.
Ndryshe, Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40% të gazit të saj natyror. Rusia gjithashtu furnizon rreth 27% të importeve të saj të naftës dhe 46% të importeve të qymyrit. Marrë së bashku, kjo tregti vlen dhjetëra miliarda dollarë në vit për Rusinë.
Në fillim të marsit, zyrtarët e BE përshkruan planet për të ulur importet e gazit rus me 66% këtë vit.
Disa ditë më vonë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se liderët e bllokut kishin rënë dakord të kalonin dy muajt e ardhshëm duke hartuar propozime për eliminimin e varësisë së BE-së nga importet ruse të energjisë deri në vitin 2027.
Dhe më 25 mars, Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi një iniciativë të re që përfshin Shtetet e Bashkuara që punojnë drejt furnizimit të Evropës me të paktën 15 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm në vitin 2022, në partneritet me kombet e tjera, ka thënë Shtëpia e Bardhë./21Media

Back to top button