Liverpooli, Arsenali e City në kërkim të mesfushorit të Milanit

Kanë filluar të qarkullojnë spekulime se tre gjigantët anglezë, Liverpooli, Manchester City dhe Arsenali janë duke e monitoruar situatën e mesfushorit të Milanit, Ismael Bennacer.
Bennacer, i cili ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij, ka tërhequr vëmendje nga klubet e Premier Ligës pasi që ka ndihmuar “Rossonerët” drejt titullit të parë të Serie A pas më shumë se një dekade.
Sipas “BeIN Sports”, Liverpooli në veçanti ka treguar interesim në Bennacer dhe thuhet se po e konsideron seriozisht transferimin e tij këtë verë.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli dëshiron me çdo kusht që ta mbajë Bennacerin në skuadër, veçanërisht pasi që e ka humbur Franck Kessien si lojtar të lirë dhe pasi që ka dështuar në transferimin e Renato Sanchesit.
Vetëm 24 vjeç, Bennacer ka arritur të bëjë 39 paraqitje në të gjitha garat për Algjerinë dhe 120 sosh në Serie A.
Milani ka paguar 17,2 milionë euro për ta transferuar Bennacerin nga Empoli në verën e vitit 2019, kurse kontrata aktuale e tij me gjigantin italian skadon në qershor të vitit 2024.

Back to top button