Liz Truss zotohet se do të merret me krizën energjetike

Liz Truss ka premtuar se do të merret me krizën energjetike si Kryeministre e ardhshme e Britanisë së Madhe.
Ajo do të pasojë Boris Johnson pasi do të emërohet zyrtarisht nga Mbretëresha në Kalanë Balmoral të martën.
47-vjeçarja, kryeministrja e tretë grua e Mbretërisë së Bashkuar e ka mundur rivalin Rishi Sunak me 57% të votave, një fitore më e ngushtë se sa pritej.
Në fjalimin e saj të fitores, ajo ka premtuar një program “të guximshëm” të uljes së taksave për të rritur ekonominë në rënie dhe për të parandaluar rënien e MB në recesion, shkruan BBC./21Media

Back to top button