Lojtari i ndeshjes Itali-Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë e nisi sonte aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024 me humbje kundër kampionit aktual të këtij turneu, Italisë.
Në “Signal Iduna Park” të Borussia Dortmundit u shënuan tri gola, ku Italia triumfoi 2:1 kundër Shqipërisë.
Shqipëria tregoi paraqitje solide, por nuk dha aq sa duhet për ta arritur nivelin e Italisë.
Te Italia shkëlqyen Nicolo Barella, Alessandro Bastoni të cilët ishin edhe realizatorët e golave, por në fund lojtari i ndeshjes u zgjodh Federico Chiesa.
Paneli i Vëzhguesve Teknik i UEFA-s tha: “Ai ishte lojtari më i rrezikshëm, duke shkaktuar shumë probleme me shpejtësinë dhe driblimin e tij”.