Lokalizohet zjarri në Emshir

Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin që ka kapluar kulmin e një ndërtese në lagjen Emshir të Prishtinës.
Pas përpjekjes disa orësh zjarrfikësit, të cilëve u kanë ardhur edhe përforcime, kanë arritur të shuajnë zjarrin përmes autoboteve të shumta dhe vinçit.
Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës, derisa banorët janë evakuuar në tërësi.
Sipas të dhënave të para nga ky rast nuk ka të lënduar. KosovaPress ka arritur të bisedojë me disa prej banorëve të evakuuar të ndërtesës. Sipas tyre, zjarri ka shpërthyer si pasojë e një pajisje e cila ishte kyçur në energji elektrike.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?