Lokalizohet zjarri në malet e Rugovës

Ministri i Punëve të Brendshme Armend Mehaj ka njoftuar se është lokalizuar një zjarr që ka shpërthyer në malet rreth Shtupeqit të Madh të Rugovës, pas ndërhyrjes së Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njësisë së zjarrfikjes së Gardës Kombëtare të FSK-së, përfshirë edhe KFOR-in me dy helikopterë nga ajri.
Ai ka bërë të ditur po ashtu se ka kontaktuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin amerikan Maier me të cilin është koordinuar për ndërhyrjen nga ajri me dy helikopterë.
“Ndërhyrja e menjëhershme ka rezultuar me sukses të plotë dhe se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka mundësi të depërtoj në zonat e banuara. Sonte do të qëndrojnë në vend-operacion të gjitha kapacitetet e angazhuara të FSK-së. Prandaj, shfrytëzoj rastin që direkt nga vend-ngjarja, të njoftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Shtupeqit dhe vendbanimeve të këtij rajoni se nuk ka vend për shqetësim dhe panik sepse situata është plotësisht nën kontroll”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media 

Back to top button