Loredana shihet përkrah yllit të Dortmundit

Këngëtarja kosovare e lindur në Zvicër, Loredana Zefi gjatë një turneu në Luzern është parë përkrah yllit të ri të Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Gazeta zvicerane “Blick” ka folur për një lidhje të mundshme mes dyshes.

Loredana 27-vjeçare dhe Adeyemi përcollën në fillim të qershorit në kantonin Uri finalen e Kupës për juniorë, mes ekipeve OG Kickers dhe Zug 94.

Arsyeja për vizitën raportohet se ishte vëllai i Loredanës, Florim Zefi, që është trajner i ekip të rinjve të OG Kickers.

Ajo në Instagram ka postuar së fundi foto nga pushimet e saja në Firence të Italisë, por nuk ka bërë të ditur partnerin.

Loredana ishte e martuar me reperin kosovar Mozzik, dhe me të ka një vajzë 4-vjeçare, që quhet hana. Në verën e vitit 2022 ata e konfirmuan për herë të dytë ndarjen.

Karim Adeyemi vitin e kaluar u transferua te Dortmundi nga RB Salzburgu. Ai është reprezentuesi i Gjermanisë.

Back to top button