Kaloni te përmbajtja kryesore

Lotaria e Kosovës nesër në protestë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës nesër nga ora 11:00, do të protestojnë para Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.
“Lotaria e Kosovës mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj, thuhet në njoftim.
Lotaria e Kosovës kërkon nga Qeveria t’i ndihmojë në realizimin e së drejtës themelore për të punuar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button