LSDM: Shumica parlamentare do të formojë qeveri

Sipas tyre mosformimi i qeverisë ka shkaktuar dëm te qytetarët

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot kumtoi se riafirmimi i programit të qeverisë së re të Maqedonisë së bashkuar, i cili do të punojë sipas Kushtetutës në interes të perspektivave euroatlantike, i prish, siç theksohet, të gjitha argumentet e paarsyeshme rreth mandatit që presidenti Gjorge Ivanov është e nevojshme shpejtë ta japë.

“Nga rëndësia e jashtëzakonshme për stabilizim të shtetit është që të gjitha partitë politike dhe institucionet të vendosen në nivel të përgjegjësisë dhe të mundësojnë të vazhdojnë proceset demokratike”, kumtoi LSDM-ja.

Shumica parlamentare, thekson LSDM-ja, nuk do ta lejojë kaosinin që e planifikojnë Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët për ta shmangur përballjen me drejtësinë dhe tani më është dakorduar të bëhen ndryshime ligjore me të cilat di të konfirmohet data për zgjedhjet lokale, ndërsa në ndërkohë do të vazhdohet mandati i autoriteteve të deritanishme lokale, shkruan tv21.tv.

“Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, e mbështetur nga Ivanov veç më ka shkaktuar dëm te qytetarët me atë që i ka lënë pesë muja pa Qeveri të re, ndërsa prej dje edhe pa kryetar dhe këshilltar komunash. Të punësuarit në institucionet komunale për shkak të bllokadave nga VMRO-DPMNE-ja dhe Ivanov tani më janë në rrezik të mos marrin rroga, ndërsa qytetarët nuk mund t’i marrin shërbimet e nevojshme komunale. Qytetarët dhe opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar presin nga Ivanov të ndalojë t’i mbështesë politikat destruktive të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve dhe të veprojë sipas interesave të qytetarëve dhe ato shtetërore”, thuhet në kumtesë.

LSDM-ja iu bën thirrje, siç qëndron në kumtesë, “politikanëve të mençur të VMRO-DPMNE-së të veprojnë në mënyrë konstruktive, partia të ndalojë me politikat e ulëta të kënaqjes së interesave personave të individëve dhe përfundimisht të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe shteti”. “Në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit. Në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet do të zgjidhet edhe Qeveria e re reformuese”, kumtoi LSDM-ja./21Media

Back to top button