Kaloni te përmbajtja kryesore

Transportonte migrantë me kamion, kapet në Prizren

Transportonte migrantë nga Turqia në Gjermani

Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë pasi në automjetin transportues janë gjetur 9 persona shtetas pakistanez dhe një shtetas irakian.

“Ai po transportonte disa panele metalike nga Turqia, në rimorkion e automjetit janë gjetur 9 meshkuj shtetas pakistanez dhe 1 mashkull shtetas irakian, të cilët pohonin se kishin paguar nga 6000 € dhe destinacion kishin Gjermaninë”, njoftoi Policia e Kosovës.

Sipas policisë rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Prizren.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button