Luani që po mbahet në Gjilan temë diskutimi edhe në Komisionin Evropain

 

Mbajtja e e një luani në një resort në Staniq të Gjilanit është bërë temë diskutimi edhe në Komisionin Evropian. E kjo çështje është ngritur nga Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon.

Organizata Evropiane për mbrojtjen e kafshëve ka njoftuar se Komisioni Evropian do të pyes Zyrën e BE- së që në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës të gjejnë një zgjidhje për mbajtjen ilegale të luanit në resort.

“E mirëpresim përgjigjen nga Komisioni Evropian në pyetjen e Deputetes së Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon. Komisioni kërkon nga Zyra e BE-së në Kosovë që në bashkëpunim me autoritetet për në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për zhvendosjen e një luani të mbajtur në mënyrë të paligjshme në një vendpushim”, kanë shkruarn në Twitter Organizata Evropiane për mbrojtjen e kafshëve.

Ka më shumë se një vit që luani në fjalë është duke u mbajtur në atë resort. Muaj më parë nga Agjencina e Ushqimit dhe veterinës kanë thënë e hyrja e luanit në Kosovë nuk është evidentuar si import i rregullt

Në nëntor të vitit të kaluar nga ministria e Ekonomisë dhe Amibentit të Kosovës kanë bërë të ditur se është formuar një Grup Punues për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi, ku bëjnë pjesë edhe anëtarë të shoqërisë civile.

Rasti i luanit që po qëndron në resotrin “Maja e zeze” po trajtohet edhe në Prokurorinë Themelore të Gjilanit./21Media

Back to top button