Lufta në Ukrainë: Propaganda dhe Dezinformimi

Sot u publikua raporti për lajmet e rreme, propagandën dhe dezinformimin që po bëhet lidhur me raportimin mbi luftën në Ukrainë.
Të dhënat janë mbledhur që nga 24 shkurti (kur ka filluar edhe pushtimi rus mbi Ukrainën) deri më 11 mars dhe janë analizuar artikuj të cilët janë pjesë nga baza e të dhënave të Rrjetit Ndërkombëtar për Kontroll të faktev.
Në raport thuhet se më së shumti dezinformata ka pasur në mediat online mirëpo ato kryesisht janë krijuar nga mediat distribuse jashtë vendit, pra në gjuhë të tjera (jo shqip). Dezinformatat janë shpërndarë në forma të ndryshme si tekst/video apo edhe tekst/ foto. Siç vë në pah raporti, kanali ku janë shpërndarë më së shumti këto përmbajtje mediale ka qenë Facebook. Ndërsa, shikuar nga konteksti, në raport thuhet se këto dezinformata kanë kryesisht kanë pretenduar të paraqesin ngjarje nga Ukraina, por ka pasur edhe raste kur janë ndërlidh me zhvillimet në rajon dhe Kosovë.
Shkëlzen Osmani, nga plaforma për kontrollë të fakteve, Hibrid.info e cila po ashtu është pjesë edhe e ‘’International Fact Checking Network’’, tregoi që Kosova është njëri nga shtetet e shumta e cila ka raportuar mbi lajmet e pasakta.
Osmani shtoi që Kosova ka shtrirje të gjerë te internetit dhe përdorues të shumtë të rrjeteve sociale, kryesisht ‘’Facebook’’ dhe kjo situatë bën që “vendi të jetë fragjil në raport me keqinformimin’’ u shpreh ai.
Projekti është bashkëpunim profesional në mes Plaformës për Kontroll të Fakteve hibrid.info dhe Departamentit të Gazetarisë, për çka Osmani u shpreh i lumtur për bashkëpunimin.  Sipas Osmanit, ‘’Ky është një bashkëpunim shumë i mirëseardhur për shoqërinë civile me Universitetin e Prishtinës, sepse duhet që aketerët relevant të përfshihen në këtë fushë, në edukimin medial dhe luften kunder dezinformimit’’.

Ndërkq nga ana tjetër profesor Alban Zeneli, tregoj një të dhënë tjetër interesante nga ky raport. Siç tha ai, formatet më të shpesha të denoncimit kanë qenë nërpërmjet fotografive me tekst 20 % dhe vetëm fotografi 46 %, dhe vetëm me tekst 20% .
Më këtë rast, Zeneli ndau edhe rekomandimet të dedikuara për redaksitë e lajmeve dhe për publikun.Profesori sugjeroi që ‘’para se t’i shpërndani përmbajtjet, zhvilloni një gjykim kritik për ato përmbajtje, meqë rrezioni të jeni bartës të dezinformatës pa qëllin tuaj’’, ishte njëri nga rekomandimet konkrete të këtij raporti.  Zeneli shtoi se redaksive të cilëve nuk u dihen pronarët dhe nuk shfaqein adresat kanë predispozita të shpërndajnë dezinformata.
Pjesë e panelit ishte edhe profesoresha Remzije Shahini Hoxhaj e cila tha se lufta në Ukrainë po bëhet gjithmonë e më shumë betejë e informatave, andaj ajo e cilësoj si të rëndësishem këtë projekt.
Publikimi i raporiti u mbajt në sallën ‘’Idriz Ajeti’’, në ndërtesën e Fakultetit Filologjik, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’./21Media

Back to top button