7 vjeçarja hap koncertin e bamirësisë për Ukrainën, performon himnin kombëtar

Vajza 7 vjeçare nga Ukraina, Amelia Anisovych e cila u bë virale duke kënduar këngën “Let it Go” të Frozen, në një bodrum ku po strehohej me gjyshen e saj, ka dhënë një performancë emocionuese të himnit kombëtar  në një koncert bamirësie për Ukrianën.
Amelia tani ndodhet në Poloni pasi ka ikur përtej kufirit me familjen e saj.
Të dielën(20 mars) ajo hapi koncertin e bamirësisë në Atlas Arena në Lodz, ku këndoi para mijërave njerëzve.
Amelia performoi me disa prej emrave më të mëdhenj në Ukrainë dhe Poloni, në eventin e quajtur “Bashkë për Ukrainën”./21Media

Back to top button