​Lufta për titull me Dritën, Ballkani iu drejtohet tifozëve me një thirrje

Ballkani dhe Drita po luftojnë kokë më kokë për titullin e kampionit të Kosovës në futboll në këtë edicion garues të Superligës së Kosovës.

Të dy skuadrat kanë nga 66 pikë dhe e ndajnë kreun e tabelës të pa shqetësuara nga ekipet tjera poshtë tyre, derisa fundi i kampionatit vjen së shpejti pas kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.

E kampioni në fuqi, Ballkani, iu është drejtuar tifozëve të tyre, të njohur si “Xhebrailat” që t’i mbështesin dhe së bashku t’ia dalin që ta mbrojnë titullin e kampionit të fituar edicionin e kaluar.

Back to top button