Shkenctarët kanë zbuluar se si mund të parandaloni plakjen

A jeni në kërkim të një burimi që ju ndihmon të parandaloni plakjen?

Mos harxhoni kot paratë tuaja në kozmetikë të kushtueshme, kjo gjë është shumë e thjeshtë “Kaloni më shumë kohë në parqe”.

Një studim i ri ka treguar se shëtitja në parqe dhe kopshte në lagjen tuaj mund të ngadalësojë plakjen tuaj biologjike.

Një ekip i përbashkët kërkimor spanjoll dhe amerikan zbuloi se njerëzit që jetojnë pranë hapësirave të gjelbërta janë mesatarisht 2.5 vjet biologjikisht më të rinj se ata që nuk jetojnë afër tyre.

“Të jetosh afër parqeve dhe kopshteve me shumë gjelbërim mund t’ju ndihmojë të jeni më të rinj se mosha juaj aktuale,” tha Kyeezu Kim, autori kryesor i studimit.

“Ne besojmë se gjetjet tona kanë implikime të rëndësishme për planifikimin urban në drejtim të zgjerimit të infrastrukturës së gjelbër për të promovuar shëndetin publik dhe për të reduktuar pabarazitë shëndetësore” ka shtuar ai.

Përmes këtij studimi shkenctarët kanë zbuluar ndikimin e natyrës së gjelbërt në moshën biologjike.

Ekipi analizoi një lloj modifikimi kimik ADN të njohur si “metilim”.”Metilimi” është një proces kimik që ndodh në ADN-në tonë.

Disa modele të metilimit të ADN-së priren të ndryshojnë me kalimin e moshës, dhe këto ndryshime mund të përdoren për të vlerësuar moshën biologjike të një personi në një nivel molekular, diçka e njohur si një “orë epigjenetike”.

Dr Kim dhe ekipi i tij analizuan adresat e shtëpive të 924 njerëzve në katër qytete të SHBA-së gjatë 20 viteve, 1986 – 2006 për të përcaktuar se sa afër jetonin me bimësinë dhe parqet ata njerëz.

Ata i lidhën këto të dhëna me mostrat e gjakut të marra gjatë të njëjtës periudhë kohore, duke kontrolluar për variabla të tjerë si arsimi, të ardhurat dhe faktorët e rrezikut si pirja e duhanit.

Rezultatet janë të zymta. Një grup i të anketuarve jetonte në adresa të rrethuara nga 20 për qind mbulesë e gjelbër brenda një rrezeje prej 5 km. Ata ishin rreth 2.5 vjet biologjikisht më të vjetër se ata shtëpitë e të cilëve ishin të rrethuar nga 30 për qind nga mbulesa e gjelbër e natyrës./21Media

Back to top button