Luksemburgu mbështet tutje Kosovën në rrugën e saj euro-integruese

Gomes përshëndeti emërimin e Ministrit Reka në detyrën e re

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Shefen e Misionit për Kosovë, Natacha Gomes,  me të cilën bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe mjaftë të suksesshëm bilateral midis këtyre  dy shteteve sidomos në mbështetjen që ky shtet i’a ofron Kosovës në proceset e saj euro-integruese.

“Vlen të theksohet se Luksemburgu është ndër përkrahësit dhe donatorët më të mëdhenj në Kosovë. Në këtë drejtim, Ministri Reka u falënderua për ndihmat e ofruara nga Luksemburgu deri më tani prej disa milionë eurove, duke shpresuar se kjo  ndihmë do të vazhdojë edhe këtë vit dhe periudhat në vijim. Më tej, u diskutua për format konkrete të ndihmës, e në veçanti mundësia e mbajtjes së konferencës vjetore të përbashkët të këtyre dy shteteve, si dhe vazhdimin e marrëveshjes bilaterale me Luksemburgun”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Nga ana e saj Shefja e Misionit, Gomes përshëndeti emërimin e Ministrit Reka në detyrën e re, si dhe ripërsëriti përkrahjen dhe mbështetjen e Luksemburgut për Kosovën në proceset integruese të saj./21Media

Back to top button