Luksemburgu mbështet udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës

 
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn. Gërvalla ka thënë se Luksemburgu vazhdon ta mbështesë udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.

“Luksemburgu vazhdon të mbështesë udhëtimin pa viza për të gjithë qytetarët e Kosovës në zonën Shengen. Luksemburgu qartazi e konsideron marrëdhënien me Kosovën si një partneritet të vërtetë”, ka deklaruar ndër tjera Gërvalla.
Ministrat diskutuan në detaje për shumë fusha të bashkëpunimit siç janë: bashkëpunimi i ngushtë ekonomik, sferat e arsimit, shëndetësisë, sigurisë, kulturës si dhe perspektivën evropian sidomos të të rinjve. Ministrja Gërvalla tërhoqi vëmendjen rreth zhvillimeve në rajon dhe sfidave të lidhura me këto procese./21Media 
 
 
Back to top button