Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër

Zyrtarizohet Hoti kandidat për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot gjatë një konference për media ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Gjatë konferencës është konfirmuar se ish- Ministri i Financave, Avdullah Hoti do të jetë kandidat i kësaj partie.

Avdullah Hoti u shpreh se e merr këtë detyrë me përgjegjësi më të madhe. “Kjo është dita më e madhe e jetës sime dhe besoj se me këtë unitet të LDK-së ky koalicion do të fitojë zgjedhjet” tha ai.

Ndërsa, sa i përket koalicionit parazgjedhor kryeministri në largim, Isa Mustafa tha se  kanë punuar mjaft shumë në këtë drejtim dhe vazhdojnë të punojnë, mirëpo ai refuzoi të deklaroi për koalicionin e mundshëm me ndonjë parti deri sa të zyrtarizohet gjithçka. Kurse zgjedhjen e Hotit si kandidat i LDK-së për kryeministër e vlerësoi si vullnet i përbashkët i partisë/21Media

Back to top button