Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër

(Lajm i përditësuar)


Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushtaku Sadriu konfirmoi në emisionin “Click në RTV21, se Lumri Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

“LDK-ja nuk ka asnjë dilemë që lideri ynë do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm, ai i cili do t’I prijë edhe listës edhe platformës  sonë politike edhe ai i cili është në krye të proceseve dhe përfaqësimit tonë politik në vend, këtu nuk kemi asnjë dilemë sepse e kemi kaluar nëpër zgjedhje demorkatike dmth ne e mi legjitmuar që nga nëndegët deri të kryesia kryesore. “, tha ajo.


Lushtaku Sadriu thotë se qytetarët këtu nuk kanë atdhe rezervë siç e ka kryeministri

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushtaku Sadriu vlerësoi se sot në Kosvë demokracia është e cenueshme.

“Dhe këtë nuk po e them unë po e thonë raportet ndërkombëtare”, tha Lushtaku Sadriu në emisonin “Click” në RTV 21.

“Prandaj ne si asnjëheë më parë e kemi të cenueshme, fragjile demokracinë dhe mos harroni këto karakterisitka nuk kanë qenë kaq shumë të theksuara , gjuha polarizuese kurrë nuk është përmendur në raportin e progresit , kurrë fjala korrupison nuk ka qenë e përdorur në raportin e progresit se sa që është në rpaortin e fundit dhe I adresohet kësaj qeverie që është zotuar se do ta luftojë korrupsionin, dhe këtu ka paradokse të mëdha dhe për këtë unë shpresoj shumë në reflektimin e qytetarëe që qytetarët t’i kuptojnë këto procese, qytetarët të cilët janë këtu nuk kanë atëdhe rezervë, ka shumë njerëz të cilët janë në fuqi dhe kanë atdhe rezervë , duke përfshirë edhe kryeimisnitrin, ne jemi njerëz të cilët i rrsim fëmijët këtu, luftojmë për  një shkollim më të mirë sepse fëmijët tanë shkojnë në shkollat e Kosovës i referohen zhvillimeve  sepse janë të varura nga zhvillimet politike nga vendimet e këtij kryeministri,  për këtë është e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se sa seriozisht i marrin edhe politikanët vendimet për të cilat ata i marrin sepse varet e a e kanë Kosovën atdheun e fundit të tyre dhe kjo është tepër e rëndësishme “, tha Lushtaku Sadriu.


Lushtaku Sadriu ngrit shqetësim se Kurti do ta keqpërdor pushtetin për zgjedhje

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushtaku Sadriu  në emisionin “Click” në RTV21 ngriti shqetësim se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje do ta keqpërdor pushtetin për nevoja të saj në kohë zgjedhje.

“Ne supozojmë por do ta shohim do të jemi dëshmitarë do t’i ngrisim këto çështje, prandaj ne mendojmë se në një shtet demokratik secili pushtet, secila parti politike duhet të monitorohet për sjelljet e saja edhe atëherë kur ka fuqi edhe atëherë kur nuk ka fuqi, dhe tani monitorimi i takon partisë së cilët që është në pushtet e cila po shihet nga të dhënat se edhe gjatë kohës së qeverisjes ka pandehje se ka keqpërdorime, prandaj duhet t’i kemi sytë nga ajo sepse tekefundit është përgjegjësia e tyre publike edhe ndaj nesh si qytetarë edhe për të na dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetje që i ngrisim, por po e shohim se nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie apo zotësie për të iu dhënë llogari qytetarëve”, tha ajo.


Lushtaku Sadriu: LDK po hyn në zgjedhje më e përgatitur se kurrë

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushtaku Sadriu tha në emisionin “Click” në RTV21 se në zgjedhjet e ardhshmë po hyjnë më të përgatitur se kurrë.

“ Ne nuk i kemi ndoshta përparësitë që i ka partia në pushtet,  por ne besojmë në arsyeshmërinë e qytetarëve, përparsinë e pushtetit po flas dhe mundësinë e përdorimit të pushtetit në kohën e zgjedhjeve, por ajo që kemi ne është besimi i plotë për atë që ne qendrojmë për programin tonë dhe ne do të vazhdojmë të komunikojmë me qytetarët për të iu treguar saktë se ku janë gabimet e kësaj qeverie dhe cilat janë alternativat tona se si ne të qeverisim më mirë”, tha ajo.


Lushtaku Sadriu: Kurti është dorëzuar vet kërkon zgjedhje, e paralajmërojmë se nuk e gjenë Kosovën si para 3 viteve

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushtaku Sadriu tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është më se e gatshme për zgjedhje.

“Ne jemi gati për zgjedhje, ju keni qenë dëshmitarë të shihni një reformë në LDK”, tha ajo në emisionin “Click” në RTV21.

Kur u pyet se pse nuk e presin derisa Kurti ta kryejë mandatin, ajo tha se që në fillim kanë thënë se do t’i lënë cilëndo qeverisje të qeverisin derisa kanë potencial, e që sipas saj Kurti nuk po ka aftësi që t’i mbyll disa tema.

“Ai ( Kurti) po shihet që është dorëzuar , ai është i pari që po e sjell diskurin e zgjedhjeve në tavolinë , si është e mundur që një kryeministër me kaq shumicë të konfirmuar , një qeveri e cila i ka të gjitha resurset pse është detyruar që të nis diskursin e zgjedhjeve, pyetja është a nuk po ka potencial që të vazhdojë qeverisjen, ne kemi parë shumë tema për të cilat ai nuk po ka aftësi që t’i mbyll me sukses nuk po ka përgjigje është në nëj krizë me raportet ndërkomëbtare e ka fut Kosovën në sanksione dhe normalisht që i shkon mendja për zgjedhjet, port e zgjedhjet raportet kanë dryshuar, dhe ne e paralajmërojmë kryeministrin se nuk do ta gjejë Kosovën ashtu si para 3 vjetësh që e ka marrë “, tha Lushtaku Sadriu, duke shtuar se edhe pse sipas saj Kurti ka një aparat të propagandës në funksion, LDK janë të gatshëm për zgjedhje.

“Ai duhet të dalë ballëhapur para qytetarëve, të iu tregojë qytetarëve se nuk është i gatshëm ta vazhdojë qeverisjen, të dorëhiqet si një burrështetas dhe shkojmë pastaj matemi në zgjedhje, për ndryshe qytetarët ja kanë dhënë për 4 vjet , por ne jemi të gahsëm dhe besojmë që është më mirë të dorëhiqet.”, tha ajo.


Lushtaku Sadriu e gatshme për bashkëpunim me Nagavcin për çerdhet në Prishtinë

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushtaku Sadriu dhe një herësh drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, në emisionin “Click”  u shpreh e gatshme për bashkëpunim me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, sa i përket ndërtimit të çerdheve në këtë komunë.

“Por, ndërtimi i çerdhe nuk do të thotë një ndërtim pa leje , pa kushte urbanistike dhe pa siguri për objektet, jemi duke fol për objekte të cilat nuk duhet të ndërtohen me nguti , jemi duke folur për çerdhe me standarte evropiane të cilat duhet të kenë edhe siguri për fëmijët tanë. Nuk mund të ndërtojmë me procedura të shpejtuara dhe me nguti dhe po ashtu unë tani meqë udhëheq resorin nuk dëshroj që të kemi ndërtime të objekteve kudo, por jemi duke bërë analiza të thukta që çerdhet të shkojnë në vendet ku ka nevojë.”, tha ajo.

E për të gjitha këto Lushtaku Sadriu pohoi se ka komunikim me ministren Nagavci.

“ I kam thënë zyrtarëve të MASHTi-it, …nuk e kam takuar, jam e gatshme ta takoj ministren kam komunikuar me email, nuk kam asnjë gjë personale me ministren.


Lushtaku Sadriu vë në pikëpyetje nivelin e njohurive në matematikë të ministres Nagavci

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushtaku Sadriu në emisionin “Click” në RTV21  duke komentuar deklaratëne  ministers së arsimit, Arbërie Nagavci se vetëm për tri vjet qeverisje janë ndërtuar 850% çerdhe në krahasim me qeveritë e kaluara.

Lushtaku Sadriu  e vuri në pikëpyetje nivelin e njohurive në matematikë të ministers Nagavci.

“ 850% kjo i bie që në 20 vitet e kaluara janë ndërtuar dy klasa me një corridor dhe asnjë çerdhe e vetme, kush po e thotë, po e thotë ministrja e cila nuk ka arrit që katër çerdhe t’i ndërtojë dhe i ka premtu njëkohësisht 160 çerdhe ka premtuar , e tash nëse në këtë matematikë del 850% rritja, unë vërtetë jam për t’u shqetësu për nivelin e njohurive së matematikës së ministers së 1shit të arsimit të Kosovës. Por kjo nuk besoj që paraqet shqetësimin kryesor, shqetësimi kryesor paraqet masat që ka marrë ajo ose potencalin që ka ajo për ta ndryshuar sistemin e arsimit me qëllim që nxënësit tanë të jenë më të mirë se ajo në matematikë”m tha Lushtaku Sadriu.

Kurse sa i përket rezultateve të PISA-s ajo tha se Kosova nuk ka dalë asnjë herë më poshtë se herën e fundit.


Lushtaku Sadriu: Ka familje që i kanë marrë paratë e nuk i kanë blerë librat për fëmijët, ministria nuk ka bërë verifikim

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushtaku Sadriu në emisionin “Click” në RTV21 kritikoi Qeverinë Kurti, për siç tha ajo problemet në nisjet e vitit shkollor 2022-23 dhe 2023-24. Ajo ëprmedni grevën në arsim në shtator të vitit 2022 si dhe procesin e furnizmit me libra për nxnësit në shtatori të vitit 2023.

Sa i përket ksaj të fundit Lushtaku Sadriu ngriti dyshime se ka nxënës që nuk janë furnizuar me libra, e që ato para jan shfrytëzuar nga prindërit.

“Sot fëmijët nëpër shkolla tona nuk janë të kompeltuar me libra, dhe e dini se si e menaxhoi atë, duke abstenuar nga procedura sepse nuk arriten me menaxhu dhe ua futën në konto prindërve…Ka ende nxënës që nuk ia kanë librat, por ka ende familje të cilat i kanë marrë paratë dhe nuk i kanë blerë librat për fëmijët dhe ministria e ka bërë të papërgjegjshme duke mos ndërtuar as mekanizma të verifikimit kush ka pranuar mjete .Mos harroni shumë njerëz kanë pranuar mjete edhe duke mos pasur fëmijët aktualisht nxënës të shkollave”, tha Lushtaku Sadriu.


Lushtaku Sadriu: Kurti mban 1 miliard euro buxhet për ta lëshuar në përdorim para zgjedhjeve

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushtaku Sadriu tha në emisionin “Click” në RTV se kjo parti edhe më herët ka kritkuar qeverinë Kurti për mos-shpenzimin e buxhetit.

Sipas saj aktualisht qeveria ka 1 miliard euro të mbledhura, derisa në anën tjetër  qytetarët janë në krizë finaciare.

“Qytetarët të kënë kaq shumë vështirësi të mbijetesës, dhe qeveria të tallet duke mos e shpenzu buxhetin , autorizimet e së cilit për t’i shpenzuar i ka veç ajo”, tha Lushtaku.

Ajo vlerësoi se një qeveri është e sukseshme kur del me zero buxhet suficit dhe ku bën shpenzime në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

“Ti mund të kesh miliarda euro, por kur të jesh i vonë, kur të ka ikur gjysma e popullatës jashtë je tepër vone, Albin Kurti tepër vonë në tregimin e tij për me i tregu qytetarëve se sa i sukseshëm është. Ai i ka tregu qytetarëve se sa i sukseshëm është. Duke e mbledhur buxhetin ai tregon se ka skenar për t’i lëshuar ato në përdorim atëherë kur atij i duhen , dhe këtë mos harro se ka me bon ë kohën e zgjedhjeve , në kohën e parazgjedhjeve ku do të subvencionojë kur do t’i shpërndajë në mënyrë lineare ato të grupet e ndryshme të qytetarëve”, tha Lushtaku Sadriu./21Media

Back to top button