Macron dhe Scholz do të flasin me presidentin kinez

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, pritet që të flasin me presidentin kinez Xi Jinping sot gjatës ditës.

Thirrja sinjalizon një rritje të presionit nga udhëheqësit evropianë ndaj Kinës për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Të hënën, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell foli me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi për herë të dytë që nga fillimi i pushtimit.

Sipas një komunikate të thirrjes së tyre, Borrell e pyeti Wang për “gatishmërinë e Kinës për të mbështetur ndërprerjen e armiqësive dhe dialogun” dhe mbështetjen për krijimin e korridoreve humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve.

Kina ka shprehur “keqardhje” për sulmin, por ka bërë pak për të dënuar apo kundërshtuar Moskën, në përputhje me parimet e politikës së saj të jashtme./21Media

Back to top button