Islami: Mos të humbim kohë, të fokusohemi në zgjidhjen e problemeve madhore

Islami foli edhe për Gjykatën Speciale

Dardan Islami i ftuar në emisionin debatues “Click” të RTV21, tha se kandidatët për qeveri duhet të fokusohen në pesë problemet më të mëdha të vendit.

“Nëse qiten katër pesë pikat, qasja në problemet se këto tjerat i kemi parë, mos na rreni, se nuk kemi kohë koha është për këto katër- pesë”, tha Islami.

Ai foli edhe për Gjykatën Speciale, ku tha se nuk beson që janë harxhuar miliona euro në këtë krizë për të mashtruar popullin kinse po dënohet të akuzuarit për krime dhe korrupsion, shkruan rtv21.tv

“ Krejt çka dimë është se çdo njeri që është thirr në pyetje mundet me u thanë që është thirr në pyetje, je i dyshuar dhe t’i me politik nuk do të merresh, këtë e presim e dimë… pyetja është se si do ta menaxhojmë këtë, si pozitë si parti fituese apo humbëse, kjo lloj marrëveshje është më e rëndësishme sot që dihet çka tutje”, tha Ismali.

Sipas tij, nëse nuk gjendet zgjidhja për pesë problemet madhore të vendit, atëherë vetëm është duhet u humbur koha./21Media

Back to top button